Lëmsh

“Ylli i Shqipërisë” në Univers

“Ylli i Shqipërisë” në Univers

Mes miliarda yjesh në qiell, Shqipëria do të ketë një yll të certifikuar me emrin e vetë shqiptarëve. Përmes një postimi në facebook, fizikantja Mimoza Hafizi, ka treguar “Yllin e Shqipërisë”, përmes teleskopit të grupit të saj.

”Ylli ndodhet 416 vite-dritë larg nesh, në konstelacionin e Luanit të Vogël. Rreth tij sillet një planet qindra herë më i madh se Toka, pra ngjan me Jupiterin, planetin gjigand të Sistemit Diellor. Planeti është zbuluar në vitin 2011. Ne shqiptarët, pra, kemi të drejtë t’i japim emrat që duam yllit HD 82886 dhe planetit rrotull tij. Të jenë dy emra të lidhur me kulturën, historinë apo edhe gjeografinë e vendit tonë”.