Lëmsh

Sonte “Mbrëmja e Astronomisë” në Prishtinë, mund t’i shihni yjet me teleskop

Sonte “Mbrëmja e Astronomisë” në Prishtinë, mund t’i shihni yjet me teleskop
Foto: Ilustrim

Në Prishtinë sonte do të mbahet “Mbrëmja e Astronomisë”, ku do të mund të vëzhgohen me teleskop planetët e yjet.

Organizatorët “Astronomy Club of Kosovo”, “Under One Sky”, e “Mia Park – Prishtinë” përmes një ngjarje të krijuar në Facebook kanë konfirmuar se aktiviteti do të nisë në ora 20:00 e do të zgjasë deri në mesnatë, transmeton KOHA.NET.