Chella Philips nga Bahama mbijetoi nga uragani Dorian në kryeqytetin Nassau, e rrethuar nga afro 100 qenë endacakë që ajo i shpëtoi nga stuhia.
drejton një strehë qensh endacakë dhe ajo i solli kafshët në shtëpi gjatë stuhisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo postoi fotografi të qenve dhe shkroi se në shtëpinë e saj kishte 97 qenë endacakë.
Rreth 79 u fshehën në dhomën e gjumit të saj. Phillips thekson se qentë janë me shpirt të mirë dhe u binden "rregullave të shtëpisë", transmeton KosovaPress.
Shtëpia e saj u barikadua para se ishulli të goditej nga stuhia e dytë më e fortë në histori.
Pasi jeta të kthehet në normalitet, qëllimi i saj është gjetja e shtëpive të qenve. Uragani Dorian tani po lëviz në veri me erëra më të dobëta. Shtatë vetë vdiqën në Bahama gjatë stuhisë, por autoritetet kanë frikë se numri është më i lartë.