Kuriozitet

Shkollë për të burgosurit në Ukrainë

Descriptive Text

Viti i ri shkollor më 2 shtator nuk filloi vetëm për fëmijët.

40 të burgosur në Kirovskaya të Donetskut në lindje të Ukrainës filluan vitin e ri shkollor dhe shpresojnë që të arsimohen para se të lirohen nga burgu, transmeton KTV.

Të burgosurit që nuk kanë asnjë ditë shkollë, orën e parë mësimore e patën në lëndën e historisë.

Ata po përdorin librat e shtypur nga Ministria e Arsimit në Republikën e shpallur të Donetskut.

Dmitry Pentugov, është njëri nga të burgosurit në burgun Kirovvskaya. Atij po ndihmojnë shumë mësimet në burg.

“Dua të nxë dije, me qëllim që ta përdori në të ardhmen kur do të dal nga burgu. Po mësoj me qëllim që të gjej një punë pas lirimit. Të jem i sinqertë më pëlqen lënda e kimisë, prandaj dua që pas burgut të bëjë diçka me këtë lëndë”, tha Pentugov.

Drejtori i shkollës, Mikail Petrishev, thotë se të burgosurit po vijojnë mësimet në klasat e nënta, dhjeta dhe njëmbëdhjeta.

Këta të burgosur mësojnë lëndët e njëjta që kanë edhe nxënësit e rajonit të Donetskut.

Dhuna që shpërtheu në Ukrainë gjatë vitit 2014 mundësoi krijimin e dy shteteve: Donetskut dhe Luhansku.

Për ndarjen e këtyre rajoneve nga Ukraina, Rusia ndihmoi me mjete ushtarake.