Çifti Desha Ann dhe Rashaan Kealoha, u trondit kur në derë i erdhi fatura e dritave të rrugës, plot 18 mijë dollarë. Ata jetojnë në Waianac të Zelandës së Re, ndërsa u tha se u ishin grumbulluar fatura të shumta të papaguara.
“Mbeta e tronditur dhe e hutuar, por ende kam shpresë se do të zgjidhet kjo”, deklaroi gruaja, e cila theksoi se edhe bashkëshorti i saj është i mërzitur.
Ajo tha se kur mori letrën nga fqinjtë për borxhin, u befasua, derisa paraprakisht e kishin ftuar riparuesin për një problem me rrymë. Ky i fundit iu kishte thënë se problemi nuk mund të rregullohej pasi rruga është private.
Kompania për ofrimin e rrymës tha se borxhi i tyre ishte grumbulluar që nga qershori i 2020-s.
-
Qytetari ankohet se i erdhi fatura e rrymës 476 euro për një muaj, ndonëse jeton në banesë rreth 90 m2
-
Çanta me marihuanë e para aksidentalisht dhurohet për bamirësi
-
Struktura e re e çmimeve të rrymës, shtrenjtohen katër tarifat
-
Nga 1 maji, çmimi i rrymës për 16.1% më i shtrenjtë
-
ZRRE-ja shtrenjton rrymën, qytetarët protestojnë