Lëmsh

Në Meksikë, një “pemë” artificiale lufton ndotjen

Në Meksikë, një “pemë” artificiale lufton ndotjen

Në Meksikë, kryeqyteti i të cilës njeh herë pas here nivel të lartë ndotjeje, një pemë artificiale që absorbon ndoten, në sajë të veprimit të mikroalgave të vendosura në brendësi, pastron ajrin, raporton AFP.

“Ky sistem thith ndotjen dhe funksionon menjëherë me një proces biologjik me imazhin e një peme të vërtetë”, theksoi Jaime Ferrer, bashkëthemelues i Biomitech, origjina e këtij projekti.