Lëmsh

Në ujërat e Vlorës kapet peshkaqeni 1.5 metra i gjatë

Në ujërat e Vlorës kapet peshkaqeni 1.5 metra i gjatë

Një peshkaqen i vogël, ka rënë në rrjetat e peshkatarëve gjatë paradites së kësaj të marte në afërsi të zonës së Rradhimës në Vlorë.

Peshkaqeni i kapur është 1.5 metra i gjatë dhe nuk është i rritur plotësisht. Lloji i këtij peshkaqeni nuk konsiderohet si i rrezikshëm për jetën e njerëzve, megjithatë shfaqja e këtyre specieve në detin tonë shfaq një shqetësim tek pushuesit.