Lëmsh

Luksemburgu do të bëhet i vetmi vend evropian që do të legalizojë kanabisin

Luksemburgu do të bëhet i vetmi vend evropian që do të legalizojë kanabisin

Luksemburgu u ka bërë thirrje fqinjëve të vetë të BE-së që të zbusin ligjet e tyre ndaj drogës teksa ministri i Shëndetësisë i këtij vendi ka konfirmuar planet për t’u bërë vendi i parë evropian që legalizon prodhimin dhe konsumimin e kanabisit.

“Këtë politikë të drogës që e kishim në 50 vjetët e fundit nuk ka funksionuar”, ka thënë Etienne Schneider për “Politico”. “Ndalimi i gjithçkaje e ka bërë vetëm më interesante atë për të rinjtë... Po shpresoj që të gjithë ne do të kemi një qasje më të hapur ndaj drogave”, raporton “The Guardian”.