Kapërcen gardhin e sigurisë për të bërë xhiro me gjirafë

Kapërcen gardhin e sigurisë për të bërë xhiro me gjirafë

02 August 2019 09:43

Një vizitor i dehur në kopshtin zoologjik në Kazakistan është përpjekur të bëjë xhiro me gjirafë.

Tani, në internet po qarkullojnë pamjet ku burri shihet duke kaluar gardhin e sigurisë dhe duke hipur në qafën e gjirafës.

Nuk ia doli të qëndronte gjatë në qafë dhe përfundoi në shpinë, por me disa lëvizje të kafshës, burri u rrëzua në tokë. Thuhet se nuk ka pësuar lëndime. Ndërkohë policia është në kërkim të tij pasi ka bërë një veprim të ndaluar dhe do merren masa për të.

Mediat lokale raportojnë se ka qenë i dehur gjatë atij momenti. Ngjarja ka ndodhur në kopshtin zoologjik Shymkent, i cili është një prej atraksioneve turistike më popullore me më shumë se 1.500 kafshë./oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme