Kuriozitet

Filxhanët “shqiptarë” në festën kombëtare të Zvicrës, rastësi apo strategji për shitje

Descriptive Text

“Për çfarë arsye rrjeti i dyqaneve zvicerane ‘Otto’s’ u propozon klientëve të saj filxhanë të kuq me shqiponjën dykrenare të zezë në disa rafte për 1 Gushtin?”, shkruan Frederic Nejad Toulami i faqes zvicerane të internetit m.20min.ch.

Ndërkohë që vitrinat e dyqaneve janë zbukuruar prej disa ditësh me ngjyrat zvicerane të 1 Gushtit, festës kombëtare zvicerane, klientët janë befasuar nga prania e filxhanëve me ngjyrat e Shqipërisë në disa dyqane të ”Otto’s”.

Në të paktën dy pika të ndryshme zvicerane të kësaj shoqërie tregtare, gjenden në fakt filxhanë që kanë të stampuar shqiponjën e zezë me dy krenare. Këta filxhanë nuk bëjnë pjesë në shportën e produkteve për festën kombëtare të Zvicrës, ndërsa në Lozanë po.

E kontaktuar për këtë çështje, zëdhënësja e ”Otto’s” shprehet se nuk është në dijeni të situatës dhe se do të marrë më shumë informacion pranë kompanisë.

Nëse stenda speciale e 1 Gushtit nuk përfshin objekte të zbukuruara me flamurin shqiptar, këta filxhanë të famshëm spikasin pranë atyre me ngjyra zvicerane, të rrethuar me flamuj dhe mulli ere prej letre me ngjyrë të kuqe me kryq të bardhë për të tërhequr klientët.

Zëdhënësja e hedh poshtë këtë ide, ajo pohon se është vetëm një gabim në vendosje.

”Ne kemi një sasi shumë të madhe për të sistemuar nëpër rafte dhe mesa duket këto filxhanë janë ekspozuar atje në mënyrë rastësore. Nuk ka asgjë për t’u analizuar dhe as për t’u sqaruar”, thotë zëdhënësja./ATSH