Lëmsh

Ambasadori bën akrobacion në zyrën e presidentit të Maqedonisë së Veriut

Ambasadori bën akrobacion në zyrën e presidentit të Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në zyrën e tij sot ka pritur ambasadorin e Izraelit, Dan Oryan, i cili bëri diçka që nuk shihet shpesh nëpër zyrat e presidentëve.

Për të treguar se stërvitja është shumë e rëndësishme për njeriun, ai i dëshmoi presidentit maqedonas shkathtësinë e të qëndruarit në një dorë.