Shefi flokëverdhë i ekzekutivit britanik, ka origjinë shqiptare?
Kështu pretendon Ryan Gingeras, profesor në Naval Postgraduate School në Monterey California, ekspert i historisë së Turqisë, Ballkanit dhe Lindjes së Mesme, transmeton gazeta Dita.
Sipas tij, Johnson është stërnip i Ali Kemalit, të cilin Gingeras, në librin e vet “Sorrowful Shores: Violence, Ethnicity, and the End of the Ottoman Empire” e përshkruan si udhëheqësin me origjinë shqiptare të organizatës anti-nacionaliste ‘Ingiliz’.
Ryan Gingeras është profesor në Naval Postgraduate School në Monterey California, ekspert për historinë e Turqisë, Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme.
Ali njihet në historinë shiptare si personi që paralajmëroi Ismail Qemalin që të arratisej nga Turqia për shkak të rrezikut nga ekstremistët e Selanikut dhe arrestimit që po i përgatitej.
Ali Kemal, sipas të dhënave në “Wikipedia” emigroi në Angli më 1909, ku kishte krijuar edhe familje. Stërnipi i tij sot është Boris Johnson, politikani i zgjedhur këto ditë kryeministër i Britanisë së Madhe – thotë historiani anglez.
Sipas tij, Ali Kemal është edhe paraardhës i diplomatit turk, Selim Kuneralp, politikanëve anglezë, Stanley Johnson, Jo Johnson, gazetarit Rachel Johnson dhe sipërmarrësit, Leo Johnson.