India nis me sukses misionin në Hënë

India nis me sukses misionin në Hënë
India ka nisur me sukses një mision drejt Hënës, në një moment historik për vendin që përpiqet të bëhet një superfuqi hapësinore.
Misioni më i fundit hënor i vendit, Chandrayaan-2, u nis sot nga Qendra Hapësinore Satish Dhawan në Sriharikota në shtetin e Andhra Pradesh në orën 14:43, sipas kohës lokale, transmeton ksp.
Chandrayaan-2, i cili peshon 3.8 ton dhe mbart 13 ngarkesa, ka tre elemente - orbiterin hënor, landerin dhe roverin, të gjitha të zhvilluara nga Organizata e Kërkimit Hapësinor të Indisë (ISRO).
Ajo do të udhëtojë për dy muaj, para se të pozicionohet në një orbitë rrethore 62 milje (100 km) mbi sipërfaqen e Hënës. Prej aty, landeri Vikram do të ndahet nga anija kryesore dhe do të ulet në sipërfaqen e Hënës pranë Polit të Jugut.
Një rover robotik me emrin Pragyan (që do të thotë “mençuri”) do të kalojë një ditë hënore, ose 14 ditë tokësore, duke mbledhur mostrat minerale dhe kimike nga sipërfaqja e Hënës për analiza shkencore.
Përpjekja e javës së kaluar dështoi pasi në anije u zbulua një “rrjedhje e karburantit”.
India bëhet vendi i katërt - pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës që nisën ekuipazhin në Hënë.
Misioni i Indisë ka përkuar me gjysmë shekulli që kur Neil Armstrongu u bë njeriu i parë që shkeli në Hënë.
India shpenzoi 140 milionë dollarë për përgatitjet për misionin e saj të parë hapësinor, që është shumë më pak para se vendet e tjera që investuan në misionet e tyre dhe këto kosto shpesh ishin disa miliarda dollarë.
Ky mision do të niset 11 vjet pasi që ekspedita e parë Chandrayaan hyri në orbitën e Hënës në kërkim të ujit.
Niset sot misioni indian për në polin jugor të Hënës
India është e vendosur të nisë sot misionin e saj të dytë hënor një javë pasi anuloi planin për shkak të një problemi teknik.
Chandrayaan-2 do niset të hënën rreth orës lokale 14:43, tha agjencia hapësinore Isro.
Agjencia Hapësinore shpreson se misioni prej 150 milionë dollarë do të jetë i pari që do të mbërrijë në polin jugor të Hënës.
Nisja e misionit më 15 korrik u ndal 56 minuta para afatit kohor të parashikuar pas një problemi teknik të vërejtur në sistemin e nisjes së automjetit.
Mediat indiane raportuan se bëhej fjalë për rrjedhje gaz helium në motorin kriogjenik të raketës.
Isro falënderoi njerëzit për mbështetjen e misionit përkundër vonesës/dita.

Balerina ruse interpreton “Liqenin e Mjellmave” në minus 15 gradë Celsius

Flamingot në Keni, në zhdukje

Burgu me kanal televiziv

Në Kroaci krijohen 100 gropa pas tërmeteve të dhjetorit
8 vjeçari nënshkruan kontratë 33 mijë dollarëshe për të luajtur “Fortnite”

Një anije shihet duke “fluturuar” në bregdetin anglez

Për herë të parë blen një biletë, 18-vjeçarja fiton 25,000 dollarë në lotari

Piktorja që portretizoi 105 persona të vijës së parë të frontit me pandeminë e COVID-19
Zhytësi gjen kokainë në vlerë 1.5 milionë dollarë në Florida

Zogu i egër më i vjetër në botë, në moshën 70-vjeçare sjell në jetë të voglin e saj

Gruaja 118 vjeçare do ta mbajë pishtarin e flakës Olimpike në lojërat që do të zhvillohen në Japoni
