Një person arrestohet pasi tentoi të lë Nigerinë duke u kapur në krah të avionit

Një person arrestohet pasi tentoi të lë Nigerinë duke u kapur në krah të avionit

21 July 2019 08:53

Një person në Nigeri u përpoq të dalë në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi i tij, duke u ngjitur në krahët e avionit pikërisht kur po niste fluturimi.

Pamja e tij mbi krahë pikërisht kur ishin duke u nisur bëri që udhëtarët të tremben e të kërkojnë të dalin menjëherë nga mjeti fluturues.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin, por ende nuk e ka bërë të ditur arsye se pse ishte ngjitur mbi avion.

Vetëm pak javë më parë, një person në Angli që po freskohej në pishinën e oborrit të tij, pa t’i bjerë përpara syve kufoma e një klandestini që ishte futur në rrotat e një avioni, e që ishte përpjekur të futej në mënyrë të paligjshme në Angli.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme