Ata shpjegojnë se këto krijesa janë të afta të prodhojnë një zhurmë të barasvlershme me atë të prodhuar nga aeroplani gjatë fluturimit, i cili është një nga tingujt më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë në oqean.
Bëhet fjalë për specien e krimbave të detit Leocratides kimuraorum që janë vetëm 29 milimetra të gjatë.
Biologu Ryutaro Goto nga Universiteti i Kiotos, me kolegët e tij, regjistroi një zhurmë 157-decibel të prodhuar nga këto krijesa.
Njerëzit janë në gjendje të dëgjojnë vetëm një zhurmë prej 10 decibel dhe një zhurmë që tejkalon 130 decibel është e dhimbshme dhe mund të dëmtojë membranën e veshit.
Në fakt, në një distancë prej 25 metrash, avioni do të prodhojë vetëm 150 decibel.
“Ky tingull është i krahasueshëm me atë të prodhuar nga krimba, një nga tingujt më intensivë biologjikë të regjistruar ndonjëherë në det”, shpjegojnë hulumtuesit.