Trishtimi i kafshëve brenda kopshtit zoologjik

Trishtimi i kafshëve brenda kopshtit zoologjik

10 July 2019 10:57

Kafshët në kopshtin zoologjik kanë një vështrim vuajtjeje. Artisti Shafiqul Islam ka fotografuar trishtimin e kafshëve, duke e quajtur projektin “Të burgosurit”. Ai ka qenë në kopshtin zoologjik të Mirpurit në Dhaka, në qytetin e tij të Bangladeshit.

“Shkuarja në kopshtin zoologjik, -thotë fotografi,- përveç qëllimeve edukative dhe kërkimore, është një nga mënyrat e shumta për njerëzit që të argëtojnë veten. Megjithatë, qëllimi kryesor i një kopsht zoologjik është mbrojtja e kafshëve të egra.

Ka shumë kafshë ekzotike që mund të vdesin në natyrë dhe kopshti zoologjik luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e kafshëve të rrezikuara, por në kopshtin zoologjik Mirpur vizitorët i shohin kafshët vetëm si një shfaqje të veçantë. Ata nuk e marrin në  konsideratë situatën aktuale të kafshëve në kafaze, që vuajnë nga frika, uria, dhimbja dhe trishtimi. Duket  se kafshët mbahen të burgosur pa kryer ndonjë krim! ”

Fotograf me kamerën e tij përpiqet të kapë dhe të tregojë se si ndihen vërtet këto kafshë./tch

Komentet

Shto koment

Të ngjashme