Kuriozitet

Kur “Mbreti i Pyllit” vendos të dremisë

Një luan në parkun Kombëtar të kafshëve të egra “Elizabeth” në Ugandë është fotografuar në një moment jo fort të përshtatshëm për “Mbretin e Pyllit”.

Pasi është ngjitur në një pemë me gjethe të mëdha që i bëjnë hije nën diellin përvëlues të pasdites, luani me një pozicion të pazakontë është shtrirë dhe ka marrë një sy gjumë.

{gallery}

Ai së bashku me dy luanesha është fotografuar nën degët e pemëve. Mashkulli është shtrirë porsi “njeri”, me trupin vendosur në dy degë, dhe këmbët e bishtin e tij që i mban të varura poshtë.

Luanët kanë tendencë të jenë më të rëndë se leopardët ose macet e egra, por këta luanë në Parkun e Mbretëreshës Elizabeth në Ugandë janë përshtatur dhe përdorin pemën për tu relaksuar./gsh