Lëmsh

Kërcënonte me shpërthim të “granatës”, izraeliti me avokado grabiti rreth 8 mijë dollarë në dy banka

Kërcënonte me shpërthim të “granatës”, izraeliti me avokado grabiti rreth 8 mijë dollarë në dy banka

Një grabitës i armatosur me avokado vodhi rreth 8 mijë dollarë nga dy banka në Izrael.

47-vjecari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, hyri në një bankë në jug të qytetit Beersheba dhe i kërkonte arkëtares të rrinte me duar lart. Kur punonjësja hezitoi, grabitësi e kërcënoi duke i thënë se kishte granatë në dorë dhe do ta shpërthente.