Dy prindër në Hamburg të Gjermanisë përjetuan dhimbjen më të tmerrshme vetëm pak orë pasi mirëpritën fëmijën e dytë në familje.
Kur po ktheheshin nga spitali, ata harruan foshnjën e sapolindur në taksi.
Ata morën djalin e madh, 1 vjeç, paguan taksistin dhe dolën nga vetura. Më pas kuptuan se dikush mungon, por vetura ishte nisur.
Babai u përpoq ta ndalonte, por nuk ia doli. Më i jashtëzakonshëm është fakti që shoferi nuk e kishte parë foshnjën e heshtur për asnjë moment, as kur kishte dalë për të ngrënë drekë. Prezenca e fëmijës u vu re nga një pasagjer që hipi më vonë në taksi.
Shoferi i taksisë telefonoi policinë dhe pas një kërkimi të vogël, i sapolinduri u bashkua me familjen./oranews