Zogj që ndërtojnë folenë e tyre me fije plastike, e kishit dëgjuar ndonjëherë? Kjo do të cilësohej trillim nëse nuk do të kishte një imazh që do ta dëshmonte., por ja që është e vërtetë. Edhe pse trishton, duhet ta themi se në këtë kompozim që shkon kundër natyrës, si gjithnjë ka dorë njeriu.
Një fole zogjsh e ndërtuar me fije plastike tregon qartë ndotjen e ambientit që mesa duket nuk i bën më përshtypje as shpendëve.
“Foleja plastike” u gjet në një tub për mbledhjen e ujërave atmosferike, të kapur anash një ndërtese në Dorset të Anglisë, transmeton G>SH, raportimin e mediave britanike.
Dy pëllumba të vegjël e kanë nisur ditën e parë të jetë së tyre mbi fijet plastike, teksa një vezë është ende e pa hapur.
“Kjo tregon se sa alarmuese është niveli i ndotjes në ambient, e tmerrshme në çfarë rreziku ndodhemi”, ka shkruar një ekspert i ambientit, duke komentuar ndodhinë e pazakontë.
