Kuriozitet

Shkencëtarët alarmojnë, Toka pushtohet nga dioksidi i karbonit, jemi si para 3 mln vjetësh

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar nivelet më të larta të dioksidit të karbonit në atmosferën e tokës, prej se ky element ka nisur të matet.

Observatori i Mauna Loa në Havai kontrollon nivelet atmosferike të dioksidit të karbonit që prej vitit 1950 dhe për të parën herë në historinë e njerëzimit është matur një bazë ditore mbi 415 ppm.

Ekspertët e ndryshimeve klimaterike paralajmërojnë rritje të aktivitetit njerëzor që ndikon në shkatërrimin e natyrës, i cili përkthehet një ngrohje globale.

Hera e fundit që toka ka pasur këtë sasi të dioksidit të karbonit ka qenë para 3 milionë vjetëve, kur nivelet e deteve ishin disa metra më të larta dhe Antarktida ishte e mbuluar me pyje.

“Është në dorën tënde”, shkruanin në pankarta qytetarët britanikë gjatë protestës së mbajtur më 1 maj në Londër, kundër ndryshimeve klimaterike.