Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Lewis Hamilton befason 5-vjeçarin e sëmurë nga kanceri, i dërgon makinën e F1 dhe trofeun

Një tifoz me sëmundje të pashërueshme është befasuar nga ylli i F1,  Lewis Hamilton.

Hamilton i dërgoi 5-vjeçarit me kancer makinën e F1 dhe trofeun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Garuesi zbuloi se ishte frymëzuar për fitoren në Grand Prix të Spanjës nga Harry Shaw. Vogëlushi vuan nga një formë e rrallë e kancerit të kockave dhe së fundmi iu dha 1 javë kohë për të jetuar.

Pasi Harry  i dërgoi Hamilton një mesazh duke i uruar fat të mirë përpara Spanish Grand Prix, Lewis  vendosi që të jepte një sërë dhuratash 5-vjeçarit. Mes tyre i dërgoi një makinë të Formula One dhe trofeun e Grand Prix të Spanjës.

Ndërsa Harry i dërgoi një mesazh nga shtrati i tij në spital duke i thënë: "Të falënderoj për dhuratat. Shumë dashuri nga Harry  dhe lamtumirë."

Pas garës në Spanjë, Hamilton tha: "Mora një mesazh të mrekullueshëm nga ky djalë i vogël i quajtur Harry dhe ai u bë engjëlli i shpirtit tim. Po kërkoja një inspirim, diçka ku të kapesha dhe garën e sotme ia kushtoj atij."