Avioni i kompanisë ajrore të Mianmarit (Myanmar National Airlines) ka aterruar dhunshëm në aeroportin ndërkombëtar Mandale vetëm me rrotë të pasme pasi të përparmet dështuan.
Të gjithë udhëtarët dhe anëtarët ekuipazhit , 82 sish, kanë dalë nga avioni të palënduar, transmeton Koha.net.
Piloti i avionit kishte njoftuar kontrollin e fluturimit se kishte probleme me rrotat e para të fluturakes.
Avion aterroi vetëm me rrotë të pasme ndërsa pjesa e përparme e avionit (”hunda”) e goditi pistën.