Kuriozitet

Një kamerier shqiptar në Amerikë ia kthen klientes çekun afër gjysmë milioni dollarë

Një kamerier ia ka kthyer një çek në vlerë prej 424,000 dollarë një punëtoreje sociale në pension e cila e humbi.

Armando Markaj, gjeti një çek derisa po e pastronte tavolinën të shtunën në restorantin Pasty në Harlem, shkruan Daily News.

Markaj vrapoi jashtë por konsumatorja kishte shkuar. Ai e hapi zarfin dhe u shokua.

Pas një kërkimi të pasuksesshëm, pronari i restorantit telefonoi të përditshmen Daily News për të kërkuar ndihmë.

E lehtësuar Karen Vinacour u ribashkua me çekun e saj të mërkurën. Çeku përmbante shumën e shitjes së apartamentit të saj, e rezervuar për të paguar shtëpinë e re, transmeton Koha.net.

Vinacour nuk i kishte lënë bakshish kamerierit pasi kishte ngrënë në restorant. Ajo u mundua ta kompensonte por ai refuzoi.

Markaj e pranoi kërkim-faljen nga Vinacour dhe tha që është i lumtur për të.