Lëmsh

Kinezët të interesuar për blerjen e vendlindjes së Titos

Kinezët të interesuar për blerjen e vendlindjes së Titos

Për blerjen e hotelit "Zagroje" në Kumrovec (vendlindja e Titos në Kroaci), Ministrisë së Pronës Shtetërore kroate i ka arritur nga Shoqëria Tregtare kineze e patundshmërive Zhongya, oferta prej mbi 14 milionë kuna (1.9 milionë euro), dhe për këtë ofertë pritet së shpejti vendimi i qeverisë, raporton telegraf.hr, transmeton Koha.net.

Hotel "Zagorja" është ish-Shkolla Politike në Kumrovc, që ka një sipërfaqe rreth 27 mijë metra katror, që është pronë shtetërore.