Lëmsh

Ministri estonez jep dorëheqje vetëm disa orë pas emërimit

Foto: ERR
 

Një ministër i qeverisë së Estonisë dha dorëheqjen dje vetëm pasi ishte emëruar një ditë më parë. Marti Kuusik u betua si ministër i Tregtisë dhe Teknologjisë të hënën, por disa orë më vonë u vu nën hetim nga policia nën akuzën e dhunës në familje.

Kuusik përfaqëson Partinë Popullore Konservatore të Estonisë, ose EKRE, pjesë e qeverisë së koalicionit prej tre partish, të udhëhequr nga kryeministri Juri Ratas, i cili kryeson Partinë Qendrore.