Zbulohet në Egjipt një varr antik që mbante 35 mumie, sarkofagë, anfora, vazo dhe materiale për maska funerali.
Ky varr konsiderohet një nekropol i vërtetë, që është përdorur nga periudha e hershme faranike deri në periudhën romake (shekulli VI para e.s. - shekulli IV pas e.s.), u zbulua nën rërën e Asuanit, bashkë me hieroglifet që mbajnë emrin e pronarit “Tjt”, falë gërmimeve të kryera nga misioni italo-egjiptian të drejtuar nga Universiteti i Studimeve në Milano dhe Ministria egjiptiane e Antikitetit.
Gërmimet, e drejtuara nga Patrizia Piacentini, doktoreshë e Egjiptologjisë dhe arkeologjisë egjiptiane në universitetin e Milanos, bashkë me Abdelmanaem Said, i Ministrisë egjiptiane të Antikitetit, kanë regjistruar gati 300 varre që datojnë që nga shekulli VI para e.s. deri në shekullin IV pas e.s., që ndodhen në bregun perëndimor të Asuanit, në zonën që rrethon Mauzoleun e Aga Khanit./atsh