Lëmsh

Alpet humbasin akujt nga ngrohja globale

Ngrohja globale do të shkrijë pjesën më të madhe të akullit që përcakton ekosistemin e Alpeve deri në fund të shekullit, sipas shkencëtarëve zviceranë.

“Nëse bota do të arrijë të përmbush objektivat aktuale për mbrojtjen e klimës për të mbajtur ngrohjen globale nën dy gradë, në krahasim me nivelet paraindustriale, dy të tretat e akujve në Vargun Malor Europian do të zhduken nga viti 2100”, njoftuan shkencëtarët e Universitetit ETH në Zyrih.