Lëmsh

Fituesi nuk i mori 72 mijë eurot në Lotarinë e Kosovës, paratë barten në fondin e fitimit

 

Lotaria e Kosovës ka njoftuar se më 22 dhjetor të vitit të shkuar ka pasur një fitues me Joker 6 në shumë prej 72 mijë e 803 eurosh, por se ky fitues nuk i kishte tërhequr fitimet në afatin kohor prej 60 ditësh, siç parashihet me ligj.

Si rrjedhojë, Lotaria e Kosovës ka marrë vendim që shuma t’u kthehet pjesëmarrësve të Lotarisë duke u bartur në fondin e fitimit për lojërat Loto dhe Joker.