Kuriozitet

Festa e pranverës në Indi - Gratë rrahin burrat

Në Indi, gratë rrahin burrat me shkop për të festuar Lathmar Holi-in, pjesë e festivalit e famshëm të ngjyrave që shënon fundin e dimrit.

Mijëra vetë vërshojnë në qytezën Barsana në Utar Pradesh për ritualin e veçantë, i cili tërheq çdo vit si pelegrinë vendas, ashtu edhe turistë të huaj.

Meshkujt nga fshati fqinje Nandgaon këndojnë këngë provokuese dhe përpiqen t’i lyejnë me bojë gratë e Barsanas ndërsa ato i përgjigjen duke i goditur me shkopinj të mëdhenj; burrat i presin goditjet të ulur në tokë me një mburojë mbi kokë. E gjithë kjo behet me shaka dhe është pjesë e argëtimit. Festivali shënon fillimin e pranverës, dhe është një kohë që i kushtohet faljes, ripërtëritjes së miqësive e triumfit të së mires mbi të keqen, raporton tch.

Lathmar Holi zakonisht festohet disa ditë përpara kremtimeve të mëdha të festivalit kryesor të Holit; ai dhe këtë radhë ishte po aq vibrues e shumëngjyrësh sa herë të tjera. Gjatë pauzave të festimeve, pjesëmarrësit konsumojnë një pije të ftohte të njohur si ‘thandai’, e përpiqen të gëzojnë të gjithë së bashku, si mënyrë për t’u afruar me njëri-tjetrin.

Gratë e Barsanes përgatiten që një muaj përpara ritualit, me shpresën se në fund, ai do të dëshmohet një show dashurie, argëtimi dhe barazie.