Njeriu i gëlltitur nga balena tregon si arriti të shpëtojë

Njeriu i gëlltitur nga balena tregon si arriti të shpëtojë

12 March 2019 12:45

“I gëlltitur nga balena”, tingëllon si ndonjë ëndërr e keqe e fëmijëve, por kjo është pikërisht ajo se çfarë i ka ndodhur një personi.

Rainer Schimpf nga Afrika Jugore ishte duke notuar në portin “Elizabeth” kur kjo ngjarje e paimagjinueshme i ka ndodhur.

Zhytësi 51 vjeçar gabimisht i është gëlltitur koka e deri te beli nga balena “Brydes” gjatë sezonit të ushqimit, transmeton Koha.net.

Ai, së bashku me dy kolegët e tij, i janë afruar balenës për të pasur pamje më të mirë për ta fotografuar atë, kur për një moment e gjeti veten në terr e të ngujuar në gojën e balenës.

Shumica e njerëzve do të ishin kapluar nga paniku, por jo edhe ky zhytës, i cili thotë se e ka ditur shumë mirë se në çfarë situate ishe.

Ai për The Telegraph ka thënë: “Nuk kishte kohë për t'u frikësuar apo për çfarëdo emocioni tjetër. E kam ditur menjëherë se çfarë më kishte ndodhur. E dija se një balenë më kishte kapur, dhe instinktivisht e kam mbajtur frymën, duke supozuar se do të zhytesha prapë dhe se ajo do të ‘përshtynte’ jashtë, diku në thellësi të oqeanit Indian”.

Momenti kur Rainer u gëlltit nga balena është kapur nga kamera.

“Kam ndjerë presion të madh rreth belit tim, gjë që mendoj se aty balena e kuptoi gabimin e saj.

Derisa balena u kthye në anën tjetër, ajo e hapi gojën pak për të më liruar mua, dhe unë u largova nga aty, e së bashku me mua ajo nxjerri jashtë tonelata ujë, derisa peshqit shkonin poshtë fytit”, shpjegoi Rabiner.

Rabiner ka kaluar ‘vetëm’ 1.8 sekonda në gojën e balenës, por që sigurisht ka qenë një makth i vërtet.

 



 

 

 

 



 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme