Lëmsh

Kukulla Barbie mbush 60 vjeç

Kukulla Barbie mbush 60 vjeç
 

Më 9 mars 1959 për herë të parë firma Mattel prezantoi në një panair lodrash në Nju Jork kukullën e parë Barbie. Por sot koleksioni më i madh i kukullave Barbie ndodhet në Gjermani me 18.000 ekzemplarë.

Kukullën e parë Barbie, Bettina Dorfmannit ia dhuruan prindërit kur ishte gjashtë vjeç në vitin 1967. “Asokohe me kukullën Barbie unë jo vetëm që mora një dhuratë, por fitova edhe një mike të vërtetë. E sikurse rezultoi kjo ishte një mike e përjetshme e imja”, thotë ajo për DW.