Një çift i famshëm në Instagram është “mbytur” me komente negative për një fotografi ku shfaqen duke dhuruar puthje në derën e një treni në lëvizje.
Blogerët portugezë Raquel dhe Miguel e bënë fotografinë në një tren në Ella, qytet i vogël në Sri Lanka.
Kritikët kanë treguar se një rrezik nuk duhet ndërmarrë asnjëherë, pasi pranë trenit ishte një humnerë dhe asnjëri prej tyre nuk ishte i sigurt.
Në një prej komenteve thuhej: “Janë dy idiotë që rrezikojnë jetën për disa pëlqime”.
Një tjetër thoshte: “Është e rrezikshme edhe nëse treni nuk është në lëvizje. Vetëm një gabim duhet. Shumë keq që ata nuk e shohin rrezikun”.
Ndërkohë çifti aventurier nuk ka bërë asnjë reagim për gjithë reagimet negative./oranews