Kuriozitet

Hamburgera në Phenian...”pushtimi” i pazakontë i kulturës amerikane

Descriptive Text

Phenian, 25 shkurt – Në rrugët e Phenianit, ajo që i afrohet më shumë kulturës amerikane, të urryer nga regjimi koreano-verior, është kafeneje ”Green Leaf”, e specializuar në prodhimin e hamburgerave.

Restoranti me pamje nga shëtitorja e re ”Ryomyong”, e përuruar në 2017, është simbol i një fryme të re të Koresë së Veriut të shfaqur nga Kim Jong Un, i cili pritet të takohet këtë javë në Hanoi me presidentin amerikan, Donald Trump, transmeton ATSH shkrimin e AFP-së.

Në ”Green Leaf”, dekori është i denjë për vitet 1970, me mure të lyer me tonet e kafes së pjekur me piktura të luleve të pagëzuara në nderim të dinastisë së Kim-ëve, si ‘’Kimilsungia” dhe “Kimjongilia”.

Televizioni, i mësuar me propagandën antiamerikane, transmeton një koncert të korit kombëtar, disi larg ambientit klasik të një darke amerikane.

Këtu një beefburger kushton më pak se dy euro, dy herë më shumë se një cheeseburger i shoqëruar me proshutë.

Mund të gjejmë burgera me kimshi (një pjatë tradicionale koreane me bazë perimesh), në formë adhurimi me pjatën tradicionale koreane me bazë lakër turshi që banorët e veriut të gadishullit ashtu si ato të jugut e adhurojnë.