Kuriozitet

Komuna e Skenderajt organizon edhe “Ludo” në mesin e lojërave për 17 Shkurt

Komuna e Skenderajt me pak bujë ka publikuar aktivitetet që do të organizohen për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.

Përveç vizitave nëpër komplekse memoriale, Komuna pritet ta shënojë 17 Shkurtin edhe me aktivitete sportive e kulturore, transmeton Koha.net.

Komuna ka organizuar një turne në futboll të vogël dhe ka befasuar me inkuadrimin e lojës “Burrec mos u zemëro” që u bë e famshme përsëri, por kësaj radhe në aplikacione të telefonave dhe jo në mënyrë klasike.

Skenderaj ka njoftuar se loja do të luhet në sheshin “Adem Jashari”, por nuk ka saktësuar nëse loja do të zhvillohet përmes aplikacionet apo formës klasike.

Image