Një gjahtar i fosileve ka zbuluar një fosil 185 milionë vjeçar të vendosur brenda “një top i artë i gjyles” në një plazh në Yorkshire të Britanisë së Madhe.
Aaron Smith, 22-vjeç, zbuloi shkëmbin e veshur me pirit të hekurt, ndërsa eksploronte plazhin Sandsend.
Ai dyshoi se guri përmbante një fosil nga pamja e tij me shkëlqim.
Pamjet tregojnë studentin e mjekësisë që hap gurin e formës së topit të gjyles për të zbuluar fosilin që gjendej brenda.
Gurë të tillë, të njohur si “topat e gjyles” janë të zakonshëm përgjatë vijës bregdetare të Yorkshire.
Cleviceras janë një gjini e zhdukur e cefalopodët që i përket familjes Hildoceritidae, që ka ekzistuar gjatë periudhës Jurassic, transmeton KosovaPress.
Kallamarët dhe oktapodët janë më të njohurit nga cefalopodët e sotëm. Ata rrallë gjenden si fosile, pasi nuk kanë një guaskë të fortë. Quhen “Topi i artë i Gjyles” pasi kanë një finesë të artë të lëmuar.