Lëmsh

Roma mbulohet nga plehrat, banorët s’mund të durojnë më kundërmimin

Roma mbulohet nga plehrat, banorët s’mund të durojnë më kundërmimin
 

Shumë banorë të Romës mendojnë ‘mjaft më’. Ata nuk e durojnë dot më erën e keqe dhe plehrat e hedhura kudo në rrugë dhe kërkojnë që të ketë një zgjidhje përfundimtare të problemit të plehrave në qytetin e tyre. Tani është duke u bërë aktive një nismë qytetare. Por ajo lufton kundër mullinjve me erë dhe kundër politikës.

Kurrkush nuk e di ku t’i hedhë plehrat! Po të udhëtosh me makinën e plehrave nëpër Romë përjeton punën e pashpresë që bëjnë gratë dhe burrat që pastrojnë plehrat. Ndërmarrja shtetërore e plehrave nuk ka asnjë plan dhe punonjësit që dalin në rrugë duhet të paguajnë për këtë. Prandaj plehrat kanë mbetur në rrugë. Madje karabinierët që merren me mbrojtjen e ambientit thonë se gjendja është e pashpresë, nëse qytetarët dhe politika nuk vihen në lëvizje, raporton DW.