Australiania 12-vjeçare bëhet nënë, nuk e dinte që ishte shtatzënë Foto: The Guardian

Australiania 12-vjeçare bëhet nënë, nuk e dinte që ishte shtatzënë

26 January 2019 22:47

Një vajzë 12-vjeçare solli në jetë një fëmijë në shtëpinë e saj në Perth të Australisë.

Ajo dhe babai i foshnjës mund të përballen me burg pasi fshehën shtatzëninë që konsiderohet e paligjshme për moshën e tyre.

“Ligjërisht, ata mund të akuzohen të dy, por zakonisht arrestohet vetëm djali. Duhet parë mirëqenia e fëmijëve nëse është në interesin publik për tu ndjekur penalisht”, tha avokati.

Vajza lindi në fillim të këtij muaji në shtëpinë e saj dhe më pas fëmija u dërgua në spitalin “Memorial King Edward” në gjendje të shëndetshme.

Ajo i tha infermiereve se nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë deri kur filloi të ndjente dhimbje të mëdha.

Policia beson se babai i foshnjës është moshatar me nënën dhe të dy ishin 11 vjeçarë kur kryen marrëdhënie seksuale./oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme