Prej dy vjetësh Donald Trump është president i SHBA. Figura e tij shitet shkëlqyeshëm si suvenir - e kryesisht ato që e paraqesin atë pa doreza. Reporterja e DW vizitoi një dyqan suveniresh në Uashington DC.
"Eshtë ndër bestseller-it tonë", thotë Debra, teksa na tregon një figurë të vogël prej bukë peshku. "Ndonëse unë personalisht mendoj, që kjo nuk është mjaft e qëlluar." Eshtë një mbajtëse çelësash me figurën e presidentit të SHBA-së Donald Trump duke hequr pantallonat dhe duke u ulur. Nëse e shtyp paksa të pasmet prej bukë peshku të presidentit, rrjedh ngadalë një masë xhele rrëshqitëse në ngjyrë kafe nga të pasmet e Trumpit si mbajtëse çelësash. Më lejoni, "Donald Trump Pooping Key Chain".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDebra punon në Uashington në një Welcome Center, një dyqan gjigand suveniresh në Uashington DC, fare pranë Shtëpisë së Bardhë. Flamuri amerikan është anë e mbanë, mallrat këtu shkëlqejnë e ndriçojnë, janë kitch dhe krejt të padobishme, e pra një dyqan suveniresh.

Kanë kaluar dy vjet, qëkurse Donald Trump ka marrë postin, në ceremoninë e inagurimit të të cilit morën pjesë shumë më pak njerëz se sa për pararardhësin e tij Barack Obama. Shtëpia e Bardhë pretendoi, të kundërtën - kujtojmë, që fraza "fakte alternativë", hyri në përdorim.
Letra higjenike Trump një hit eksporti
"Asnjëherë ne nuk kemi shitur kaq shumë produkte të ndryshme", thotë Michelle, që është menaxhere e dyqanit. Edhe suvenirë të Obamës ka shitur ajo, "por ajo ishte një epokë krejt tjetër." Nën Obama-n kishim të bënim me një reklamë klasike - shumë bluza, pulovra, filxhanë, e ndonjë kalendar. Por nuk ka pasur kalendar të tillë si tani me Trumpin - p.sh. në këtë kalendar numërohen ditët deri në fundin e mandatit të tij. Kalenderët me Obama-n ishin krejt normalë, madje objekte të dobishme për përdorim.
Në dyqanin e suvenirëve Trump ndonëse pa dëshirën e tij ka frymëzuar një gamë të re të larmishme produktesh. Në shumë prej suvenireve ironizohen eskapadat e presidentit ose pamja e tij e jashtme: kaçurreli i tij unikal, duart e vogla, replikat e tij të vazhdueshme dhe provokuese e pa përmbajtje. Kjo përbën 90% të sendeve, që blejnë turistët në dyqanin e saj, na thotë Michelle.

Ofertë ka si për tifozët edhe për kundërshtarët
Presidenti i SHBA-së si një suvenir hit eksporti, një portret i tij në letrën higjenike - pritja për largimin e Trumpit si mall, që tregtohet. Mund të mendosh, që amerikanët e kanë humbur respektin për presidentin e tyre. Michelle nuk i vjen keq për këtë.
"Ai i ka cilësuar migrantët si majmunë, i ka dehumanizuar ata. Shumë mbështetës të tij në vendin tonë janë racistë." Të tillë janë edhe ata që blejnë suvenire në dyqanin e saj, që marrin me vete kur kthehen në shtëpi një filxhan kuq e bardhë me mbishkrimin 'MAKE AMERICA GREAT AGAIN'. "Me këtë tregon se je dakord me politikën e tij". E të tillë nuk janë pak, klasa të tëra nga shkollat janë sjellë këtu, për t'u mbështjellë á la Trump.
Qoftë berretat me mbishkrimin "Make America Great Again" apo topi kundër stresit me portretin e Trump-it, oferta me suvenire kontradiktore pasqyron këtu një vend të përçarë. Tifozëve të tij që prej dy vjetësh presidenti u servir realizimin e premtimeve elektorale: një marrëveshje bërthamore të anuluar, tërheqjen nga Siria, murin përgjatë kufirit me Meksikën.
Megjithatë protesta rritet. Republikanët e kanë humbur shumicën në dhomën e përfaqësuesve gjatë zgjedhjeve të ndërmjetme në nëntor, vetëm 39% e amerikanëve sipas anketimit të institutit të demoskopisë Gallup, e konsiderojnë pozitive atë që bën presidenti.
"Unë përpiqem, të mos indinjohem më lidhur me të", thotë Michelle. "Çfarë më sjell kjo mua? Vetëm indinjatë e në fund të rritet tensioni i gjakut apo mund të pësosh edhe ndonjë infarkt. Ndërsa ai? Vazhdon të mbetet në Shtëpinë e Bardhë dhe të qeverisë vendin."/DW
