Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Në Australi ngordhin miliona peshq nga moti i nxehtë

Pothuajse një milion peshq kanë ngordhur në brigjet e një sistemi të rëndësishëm lumenjsh, në Australinë e përfshirë nga moti i thatë, ndërkohë që autoritetet paralajmërojnë se fenomeni nuk do të mbarojë me kaq.

Brigjet e lumenjve “Murray” dhe “Darling”, që formojnë një basen, janë mbuluar me peshq të ngordhur, e situata pritet të përkeqësohet për shkak të temperaturave, që do të vazhdojnë të mbeten të larta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kushtet e thata të motit dhe i nxehti mund të kenë ndihmuar në një brom algash, që i kanë rrëmbyer peshqve të gjithë oksigjenin dhe kanë prodhuar toksina.

Ngordhja e peshqve është bërë një çështje kombëtare, duke ndezur edhe aludime për shkaqet dhe fajtorët e mundshëm.

“Është një ngjarje ekologjike shkatërrimtare, e veçanërisht për ata që jetojnë në këtë rajon. Është i tmerrshëm thjesht imazhi i kësaj mizorie”, tha Scott Morrison, kryeministër i Australisë.

Qeveria e Morrisonit ka fajësuar thatësirën për atë që ka ndodhur, e ka mbrojtur politikat, që sipas disa banorëve lokalë kanë çuar në shfrytëzim sistematik dhe ndotje të sistemit të lumenjve./TopChannel