Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Godina emblematike “Chrysler Building” në Nju-Jork nxirret në shitje

Nju-Jork, 10 janar – Godina “Chrysler Building”, një prej më emblematikeve të Nju-Jorkut, u nxor sot në shitje nga pronarët e saj, kompania e investimeve nga emiratet “Mubadala” dhe kompania e pasurive të patundshme “Tishman Speyer”.

“Pronarët nuk kanë vendosur një vlerë fikse, njoftoi një burim pranë kësaj dosjeje”, që konfirmonte një informacion të publikuar në “Wall Street Journal”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E konsideruar si një kryevepër e artit dekorativ, “Chrysler Building” u ble në vitin 2008 nga “Mubadala” në masën 90% për 800 milionë dollarë.

Ndërsa “Tishman Speyer”, që kishte blerë godinën për një shumë që vlerësohet mes 210 dhe 250 milionë dollarë në vitin 1997, ka mbajtur 10%.

E inauguruar në vitin 1930, “Chrysler Building” do të ishte për vetëm 11 muaj, godina më e lartë në botë, 319 metra, para se të kalohej nga “Empire State Building” (381 metra deri në tarrace, 443 bashkë me majën)/AFP.