Kuriozitet

Një grua i reagon fqinjit të zhurmshëm përmes një letre interesante

Nuk ka asgjë më të keqe se kur dëshironi të bëni një gjumë të mirë e të rehatshëm natës, por fqinji yt ka vendosur që në atë moment të fillojë një ndejë të zhurmshme me shoqërinë e tij.

Shumica prej nesh do të shkonim të trokisnim në derë dhe të themi që të mos bëjnë zhurmë, por një grua kishte një ide më ndryshe - dhe është me të vërtetë e admirueshme.

Candice Marie Benbow ka vendos që të mos shkojë te dera e fqinjit, të cilin ende nuk e kishte takuar, në mes të natës për të folur me të.

Ajo ka shpërndarë një shënim të vogël qesharak në Twitter, në të cilin ka shkruar: “Doja që në mënyrën më të mirë t’i tregoja fqinjit se ai pak e ka tepruar me ndejën e tij të vonshme. Kështu që i shkrova një letër dhe i gatova një tortë”, shkruan Mirror, transmeton Koha.net.

Në letrën e saj ajo tha se “pret” që fqinji i saj të lëshojë muzikë me zë shumë të lartë çdo mbrëmje dhe se i pëlqen se “rikthimi i hiteve të vjetra” që i lëshon ai - por “në 3 të mëngjesit është tepër vonë për të qenë kaq i zhurmshëm”.

 


 

“Në 3:47, kuptova se ishte më shumë se e dobishme të reflektojë në shijet e tua muzikore dhe të hajë patatina sesa të provoja të flija”, vazhdoi Benbow, përcjell Koha.net. “Në 3:55, duhet të ëndërroj për të gjitha gjërat që unë dua që Michael B. Jordan dhe/ose Malik Yoba të më bëjë mua”.

“Në 4:07, ti ndalove. Me të vërtetë e vlerësoj këtë. Si ofertë paqeje, shpresoj se do të të pëlqejë kjo tortë. Në 3:30 të mëngjesit kur vendosa që ta gatuaj për ty, kuptova se po i marrë më shumë në konsideratë ndjenjat e tua sesa ti të miat. Shpresoj se kjo do të ndryshojë”, shtoi ajo.

Postimi i Benbowit ishte shpërndarë mbi 13,000 herë dhe ka marrë komente nga njerëzit që e lavdëronin për “reagimin” e saj.

 


 

Pastaj, Benbow zbuloi se e ka takuar më në fund fqinjin e saj, Tommyn, i cili me sa duket e ka shijuar me të vërtetë tortën e saj.

Ai i ka treguar asaj se vajza e tij kishte vdekur më herët këtë vit në një aksident me veturë, dhe Benbow tha se gjeti pikëllimin për nënën e saj - kështu që ishte e kënaqur që nuk është konfrontuar me zemërim rreth ndejave që bënte Tommy.

“Ishte një kujtim i ëmbël për faktin që ne kurrë nuk e dimë se në çfarë po kalojnë njerëzit dhe gjithmonë është mirë që të konfrontohemi me dashamirësi. Kur ne mundemi të shpërndajmë mirësinë, atëherë me të vërtetë duhet ta bëjmë”, shtoi Benbow.