Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

13.5 tonë ari e 33 miliardë euro i zihen një zyrtari të korruptuar në Kinë

Një zyrtar i fuqishëm komunistë në Kinë dyshohet se ka pranuar 13.5 tonë ari si ryshfet.

Mijëra shufra e tulla të arta janë gjetur në shtëpinë e këtij zyrtari gjatë një hetimi për korrupsion, gjatë këtij muaji në Kinë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vlera totale e arit është 583 milionë euro.

Zhang Qi, 58 vjeçar ishte një zyrtar i lartë në provincën Hainan, para se të suspendohej.

Përveç arit, inspektorët kanë zbuluar edhe 268 miliardë Yuan (33 miliardë euro) që dyshohen se janë ryshfet, në llogarinë e të dyshuarit.

Ai gjithashtu dyshohet se ka marrë shumë vila luksoze si ryshfet.

Nëse akuzat ndaj Zhang Qi dalin të vërteta, ai do të ishte më i pasur se Jack Ma, i cili është njeriu më i pasur në Kinë e që ka pasuri rreth 33 miliardë euro.

Zhang Qi ishte sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste të Haikou, kryeqyteti i provincës Hainan, ku janë rreth 9 milionë banorë.

Ai kishte fuqi aq sa kryetar i komunës, sipas renditjes së zyrtarëve të partisë komuniste kineze, transmeton Koha.net.

Ai gjithashtu ishte edhe anëtarë i Komitetit të Përhershëm të Provincës Hainan.

Atij i janë hequr që të dy titujt nga Komisioni për Inspektim Disiplinorë i Komitetit Qendrorë i Partisë Komuniste të Kinës.

{gallery}