Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është detyruar të përsërisë disa herë që nuk është bashkëshortja e presidentit të Francës, për ta bindur një grua 101-vjeçare franceze.
Merkeli ishte pjesë e ceremonisë së shënimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Zotëri Macron. Është e pabesueshme. Një grua e moshuar si unë të shtrëngoj duart me presidentin e republikës. Kjo është fantastike”, i është drejtuar 101-vjeçarja presidentit francez gjatë ceremonisë në Rethodes ku inaugurohej një pllakë përkujtimi për fundin e luftës.
Duke i folur më pas Merkelit, 101-vjeçarja iu drejtua “Ju jeni zonja Macron”.
Menjëherë Merkel iu përgjigj disa herë me: “Jam kancelarja e Gjermanisë”.