Kuriozitet

Transportuesi përplaset me urën, dy vetura të shtrenjta shkatërrohen tërësisht

Dy vetura të tipit Range Rovers dhe Jaguar që vlenin afër 90 mijë funteve, janë shkatërruar plotësisht pasi kampioni që po i transportonte është përplasur me një urë trenash në Perthshire në Britani të Madhe.

Veturat luksoze janë shkatërruar kur kamioni ka hyrë nën një urë të ulët. Nga fotografitë e publikuara shihen dy veturat që janë shndërruar në “cabriolet” si pasojë e përplasjes, tranasmeton Koha.net.

“Në momentin e përplasjes disa prej veturave kishin të vendosur plastikën që do të thotë se ishin të sapo porositura”, ka thënë Gareth Ruddock, dëshmitar i aksidentit.

“Policia po mblidhte copat e veturave ndërsa shoferi i kamionit dukej i shqetësuar. Askush nuk ishte i lënduar, por për atë shokun [shoferin] nuk ishte ditë e mirë. Të gjitha veturat sipër janë të dëmtuara, por ato më prapa pësuan dëme më të vogla”, k thënë ai.