Më shumë se 120 mysafirë që ndodheshin në një restorant në qytetin në veriperëndim të Spanjës përnjëherë kanë ikur nga restoranti pa paguar llogarinë, ka bërë të ditur pronari.
Mysafirët rumunë, të cilët kishin paguar depozitë prej 900 eurosh, kanë ikur në grup nga restoranti “El Karmen” në Bembibre në momentin kur ishte dashur të shërbehet deserti, transmeton BBC.
“Kjo ka ndodhur për një minutë. Kjo është diçka që e kanë planifikuar dhe të gjithë kanë ikur si në stampedo”, ka thënë pronari, duke shtuar se mysafirët i kanë mbetur borxh më shumë se dy mijë euro.
Policia ka bërë të ditur për gazetën spanjolle “El Pais” se ende nuk kanë arritur të gjejnë askënd nga mysafirët që kishin ikur.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtetasit rumun i konfiskohen mbi 122 mijë euro të padeklaruara te Dheu i Bardhë
-
Çifti që iku pa paguar në disa restorante, del në gjyq
-
Dreri futet në restorantin amerikan
-
Meloni: E pagova vetë faturën e turistëve italianë që ikën nga restoranti shqiptar pa paguar
-
Italia ua paguan faturën katër turistëve që ikën nga restoranti në Shqipëri