Kuriozitet

11 vjet që kur programuesi Hanyecz bleu dy pica me 10 mijë bitcoina

Më 22 maj bëhen 11 vjet që kur programuesi Laszlo Hanyecz bleu dy piza Papa John me 10 mijë bitcoina.

Hanyecz është bërë i njohur në gjithë botën e kriptovalutave, dhe picat e blera nga ai njihen si picat më të shtrenjta në botë.

10 mijë bitcoinë në vlerën aktuale do të ishin 400 milionë dollarë, pra 200 milionë dollarë për picë.

Në fakt muajin e kaluar vlera e një bitcoini ishte edhe më e lartë, rreth 64 mijë dollarë.

Në T]itter është një llogari “Bitcoin Pizza” ku shpesh përditësohet vlera e picave të blera në vitin 2010.

Hanyecz është bërë i njohur si personi i parë që ka përdorur bitcoinin për transakcion komercial. 22 maji ndryshe njihet edhe si “Dita e Bitcoin-Picës”.

Hanyecz në intervista ka thënë se nuk i ka rënë pishman që kishte blerë pica në atë kohë, pasi nuk e paramendonte se do të rritej Bitcoini në këtë vlerë.