Momenti kur një elefant i verbër “vallëzon” nga tingujt e pianos

Momenti kur një elefant i verbër “vallëzon” nga tingujt e pianos

18 korrik 2018 12:13

Një moment fantastik ku shihet një elefant duke vallëzuar me muzikën e një burri që luan në piano për të, ka marrë vëmendje të madhe në internet.

Në këtë video, pianisti britanik Paul Barton ka shpjeguar se elefanti i gjinisë femërore, e quajtur Lam Duan ka qenë e verbër qe disa vite dhe se dëshiron që të bëjë muzikë për të.

Pianisti Barton luan muzikë klasike për elefantin 62 vjeçar që lëkund kokën e tij dhe duket sikur kërcen në kompozicion me muzikën.

Lam Duan, që do të thotë “Pemët me lule vjollce”, është duke jetuar në ‘Botën e Elefantëve’ në Tailandë që është një vend që përkujdeset për elefantët e sëmurë, të vjetër apo të paaftë.

57 vjeçari thotë: “Ajo është shumë e shqetësuar gjatë gjithë kohës. Kur unë luaj muzikë për të, ajo ndalet e qetësohet”.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme