Kur Virginia Oliver kishte filluar të peshkonte karavidhe, Lufta e Dytë Botërore ishte më shumë se një dekadë afër, sinjali elektronik i trafikut ishte zbulimi më i fundit dhe vetëm pak gra atëherë merreshin me këtë punë.
Afërsisht një shekull më vonë, në moshën 101-vjeçare, ajo vazhdon ta bëjë këtë punë.
Peshkatarja më e vjetër në SHBA dhe sipas të gjitha gjasave edhe në të gjithë botën, Virginia vazhdon t’i qëndrojë besnike kësaj pune, bashkë me djalin e saj 78-vjeçar, Max.
Oliver kishte nisur të peshkonte karavidhe kur ishte vetëm 8 vjeç, dhe për t’i kapur këta lloj peshqish, ajo përdor një varkë e cila i takonte bashkëshortit të saj.
Ajo ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të ndalet dhe është shprehur e shqetësuar për shëndetin e peshqve në Maine.
Edhe
9-vjeçarja gjen dhëmb 15 milionë vjet të vjetër të peshkaqenit
“E kam bërë këtë punë tërë jetën dhe do të vazhdojë ta bëjë”, ka thënë Oliver.
Dëshirën për tu marrë me këtë punë, Oliver ka thënë se e ka marrë nga babai i saj, i cili po ashtu ishte marrë me të.
-
71-vjeçarja bëhet gruaja më e vjetër që e përshkoi me not Detin e Galilesë
-
Zhduket 75-vjeçari që ishte nisur për ta kaluar i vetëm Oqeanin Atlantik
-
Në Detroit kapet një peshk i rëndë 108 kilogramë, mendohet se është i vjetër afro 100 vjet
-
Gruaja 118 vjeçare do ta mbajë pishtarin e flakës Olimpike në lojërat që do të zhvillohen në Japoni