Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

10 vendet që kërkojnë punëtorë dhe mbështesin talentet edhe nga jashtë

Përpos të dhënave shqetësuese mbi numrin e lartë të emigrantëve, kompanitë më inovative në botë janë gjithnjë duke kërkuar punësimin e talenteve të reja, jo thjesht si një detyrë e departamentit të burimeve njerëzore, por si një çështje mbijetese.

Qoftë nëse po flasim për një gjigant si Google, që kërkon vazhdimisht të afrojë inxhinierë të klasit botëror ose po flasim për një kompani të vogël që ka nevojë për punëtorë vizionarë për të formësuar produktet e së ardhmes, gjithnjë e më shumë po shtohen kërkesat për punëtorë me kualifikim të lartë për të përballuar konkurrencën mes tyre, transmeton G.SH shkrimin e World Economic Forum.

Nuk ka dyshim se kompanitë e mëdha do të kërkojnë gjithnjë punëtorët me kualifikime të larta, edhe nëse duhet të shohin ndërkombëtarisht për të gjetur më të mirën.

Megjithatë, një pjesë e këtij procesi të rekrutimit nuk është domosdoshmërisht nën kontrollin e tyre.

Realiteti është se vetë vendet kanë politika të ndryshme për tërheqjen e emigrantëve, për t’i edukuar dhe zhvilluar ata si edhe për të mbajtur punëtorët më të mirë.

Edhe Shtetet më të mira për të punuar në vitin 2022 Kuriozitet Shtetet më të mira për të punuar në vitin 2022

Duke përdorur të dhëna nga Kombet e Bashkuara dhe Indeksi i Konkurrencës së Talenteve Globale, këtu janë 10 vendet më të mira për tërheqjen dhe mbajtjen e punëtorëve me kualifikime të larta.

1-Zvicra

2-Singapori

3-Britania e Madhe

4-Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Edhe Zvicra tani mund të marrë punëtorë jashtë BE-së Botë Zvicra tani mund të marrë punëtorë jashtë BE-së

5-Suedia

6-Australia

7-Luksemburgu

8-Danimarka

Edhe Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta Arbëri Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

9-Finlanda

10-Norvegjia